Komisioni anketues për rastin e Onkologjisë do të dëgjojë dëshmitarë dhe ekspertë

Komisioni anketues i formuar nga Kuvendi për përcaktimin e përgjegjësisë për skandalin e Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji do të vazhdojë sot punën e tij, duke dëgjuar dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe duke shqyrtuar aktet dhe dokumentet.

Kryetarja e Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji Rashella Mizrahi  javën e kaluar dekklaroi se pret deri më 3 nëntor të përfundojë dëgjimi i dëshmitarëve, pas së cilës në periudhën prej 30 ditësh, duhet të shqyrtohet dokumentacioni i plotë dhe konkluzionet të dorëzohen në Kuvend.

Deri tani para Komisionit Anketues folën ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ish ministrat e Shëndetësisë Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ish drejtorët dhe ata aktual të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnarxhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja aktuale e Shëndetësisë Maja Manoleva, ish zëvendësministrat e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe Vlladimir Rendevski, Eftim Naskov, revizor kryesor i brendshëm në Fondin për Sigurim Shëndetësor.

Vendimi për formimin e Komisionit Anketues u miratua më 20 shtator, pas pretendimeve në opinion për keqpërdorim të barnave në këtë klinikë, Prokuroria Publike ka hapur procedurë para hetimore.

Akuzat për keqpërdorim të barnave në klinikë, shkaktuan reagime në opinion dhe protesta të shumta.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.