Komandant “Togu” i reagon Taravarit: Je ba i “madh”, s’din çka fol, nuk e dallon luftën nga konflikti..

July 12, 2024

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Shaban Bafqari- Matranxhi, i njohur me nofkën e luftës, si Komandant Togu, nga brigasa 114, ka reaguar pas deklaratës së Arben Taravarit se në vitin 2001 nuk kishte luftë, por kishte vetëm konflikt dhe se do ishte mirë që të vazhdonte me veprim Qeveria e asaj kohe.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale Komandant Togu ka thënë se Arben Taravari si u ba i “MADH”, kryetar shteti po mendon se din gjithqka.

Sipas “Togut”, Taravari nuk din të dallojë luftën nga konflikti.

“Arben Taravari si u ba i ,,MADH” kryetar shteti po mendon se din gjithqka dhe qeket e quan konflikt pa mos e dallu qka ashtë lufta. Sipas Arbenit si duket lufta. Ska lidhje njeri sa din folë, sa i kushton e vlerson”, ka shkruar Matranxhi

Previous Story

Stoilkoviç “sulmon” Gashin, hesht VLEN-i

Next Story

Jakupi: Ndryshimi ka filluar, s’VLEN dhe VMRO shkarkojnë komandantin shqiptar nga stacioni i Gostivarit

Latest from Blog

Go toTop