“Kirili dhe Metodi”, Grubi: Çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare

Zëvendēskryrministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar qytetarët e komunitetit maqedonas që përkujtojnë vëllezërit Kirili dhe Metodi – themeluesit e gjuhës së tyre të shkruar.

Sipas Grubit, çdo popull ka zhvilluar betejat e tij për ruajten e gjuhës së vet amtare.

“Çdo popull ka trasuar rrugën e përparimit mbi ato themele të shëndosha të dijes që i vendosën misionarët e tyre. Uroj sot të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit maqedonas në vendin tonë që përkujtojnë vëllezërit Kirili dhe Metodi – themeluesit e gjuhës së tyre të shkruar. Mbi frymëzimin e të gjithë misionarëve të dijes, le ta vazhdojmë bashkë rrugën e përparimit duke respektuar vlerat identitare të njëri-tjetrit!”, ka shkruar Grubi./indeks.mk/

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.