Kim Kardashian në “Met Gala” u shfaq e veshur ngjajshëm si Adelina Ismaili para 21 vitesh

May 3, 2023

Kim Kardashian është një ikonë stili dhe frymëzim për vajzat dhe gratë në tërë botën sa i përket veshjeve.

Ylli televiziv së fundmi mahniti të gjithë me fustanin e krijuar nga shumë rruaza me të cilin u shfaq në evenimentin “Met Gala”.

Por, këtë ide e cila u pëlqye në rrjet, e kemi parë shumë vite më herët, në trupin e artistes Adelina Ismaili në vitin 2002’’.

Diva Adelina, është shfaqur me veshje të ngjajshme 21 vite më herët teksa ka performuar këngën “Oh po po”.

Edhe pse veshjet kanë dallim në ngjyrë, modeli që ka veshur Kim është identik më atë të Adelinës, madje për këtë ka pasur dhe shumë reagime nga fansat shqiptarë të artistes nëpër rrjete sociale të cilët e kanë vërejtur ngjajshmërinë në veshje.

Previous Story

Shqiptarët 300 vjet në Ukrainë, sa pak dihet për ta!

Next Story

Gazetarët pa Kufij: Maqedonia më mirë, Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve problematike

Latest from Blog

Go toTop