KFOR-i përgënjeshtron Kurtin: Ne s’kemi marrë pjesë në vlerësimin e sigurisë në Veri

August 5, 2023

Pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për reduktimin e njësive policore në dhe përreth objekteve komunale në Veri edhe për 25 për qind, pra total 50 për qind, ku tha se një gjë e tillë është bërë pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që u mbajt të mërkurën në mes të drejtuesve të Policisë së Kosovës, EULEX-it, dhe KFOR-it, përmes një reagimi nga misioni i NATO-s në Kosovë kanë thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në koordinim me ta, duke përgënjeshtruar kështu kreun e ekzekutivit kosovar.
“Për të sqaruar, vlerësimi i fundit i situatës së sigurisë në dhe rreth ndërtesave komunale është bërë nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i, pa miratimin e KFOR-it”.

Përkundër kësaj, Misioni i NATO-s në Kosovë, megjithatë ka mirëpritur këtë vendim.

“KFOR-i mirëpret hapat për të ulur tensionet në Kosovë, duke përfshirë reduktimin e pranisë së Policisë së Kosovës pranë ndërtesave komunale”, thanë nga KFOR-i.

Ndryshe nga KFOR-i, kryeministri i Kosovës, në reagimin e tij për reduktimin e njësive policore në dhe përreth objekteve komunale në Veri edhe për 25 për qind, tha se një gjë e tillë ka ndodhur pas vlerësimit të situatës së sigurisë në mes të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.(Albanianpost)

Previous Story

AUV po kontrollon nëse çipsat e prodhuara në Serbi përmbajnë sasi të lartë kancerogjene

Next Story

Problemi me EVN/ Bekteshi: Sllupçanasit janë shumë më patriotë se VMRO-DPMNE

Latest from Blog

Go toTop