Këshilltarët e BDI-së denoncojnë: Kasami “bademat dhe kikirikat” i bleu nga një biznes që shet gazeta

Pas lajmeve se kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka harxhuar afërsisht mbi 5 mijë euro për blerje të bademave, kikirikave dhe gjërave tjera, ka reaguar këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Disha ka zbuluar edhe një skandal lidhur me këtë punë, sipas tij, Kasami ka nënshkruar kontratë për blerjen e gjërave të lartë-përmendura me një kompani që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë.

Reagimi i plotë:

Me datë 15.06.2023 Komuna e Tetovës, përkatësisht Kryetari i Komunës Z. Bilall Kasami, ka nënshkruar një kontratë me një biznes vendor që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë. Kjo nuk do të shfaqte asnjë problem, po qe se në këtë kontratë do kishte blerje të materialeve për zyrë. Përkundër kësaj, Kryetari i Komunës prej kësaj kompanie ka blerë bademë, kikiriki, fëstëk dhe bombonjera. Kjo paraqet shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare duke e dëmtuar buxhetin e Komunës për rreth 5.000 euro. Paraqitja e dokumentacionit më poshtë është dëshmi për vazhdën e keqpërdorimeve të shumëta që bëhen në kurriz të taksapaguesve tetovarë.
Të indinjuar:

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.