Kërcënohet me jetë kryetari i Karposhit, Stevçe Jakimovski

Prokuroria themelore publike ka ngritur padi kundër një 60 vjeçar nga Shkupi, për te cilin dyshohet se ka kryer vepër penale të rrezikimit te sigurisë së kryetarit të komunës së Karposhit , Stevçe Jakimovski, familjes dhe fqinjëve të tij.

“Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar të ofendojë me zë të lartë, e më pas e ka kërcënuar se do ta vras dhe do t’ia shkatërrojë jetën. Ai ka vazhduar kërcënimet edhe ndaj fqinjëve të tij që ndodheshin aty pranë”.

Në të njëjtën ditë, në mbrëmje, i dyshuari i ka telefonuar kryetarin e Komunës dhe ka vazhduar ta kërcënojë. Kërcënimet e tij kanë vazhduar edhe pas bisedës telefonike, në aplikacionin Viber nëpërmjet mesazhëve.

Përderisa viktima ka raportuar ngjarjen në stacionin policor, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij, ka bërtitur dhe me këmbëngulje i ka rënë ziles së hyrjes, duke i shqetësuar familjarët. Pas kësaj, prokurori publik i ka propozuar gjykatës caktimin e masës së ndalimit të afërsisë ose kontaktit të dyshuarit ndaj familjarëve dhe fqinjëve të kryetarit të cilit ai i kërcënoi.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.