Këshilltari nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Veton Murati ishte ndër të parët që reagoi pas skandalit të publikuar në indeks.mk lidhur me milionat që dyshohet se i ka keqpërdorur kreu i Tetovës, Bilall Kasami.
Pas publikimit të skandalit në indeks, Murati publikoi edhe kontratat e nënshkruara mes Komunës dhe kompanive që kanë nga një të punësuar dhe dyshohet se janë të afërta me Bilall Kasamin.
Në një prononcim për indeks.mk, Murati ka thënë se indikacionet që ka keqpërdorim janë evidente dhe se për këtë duhet të reagojnë autoritetet ligjzbatuese po edhe komisioni anti-korrupsion.
Sipas Muratit, kjo nuk është hera e parë që Kasami bën shkelje, përmend edhe rastin kur tenderin për furnizim të komunës me fruta të thata ja ka dhënë një librarie në Tetovë.
Në prononcimin e tij, Murati ka kërkuar nga kreu i Tetovës, Bilall Kasami që të sqarohet, nëse nuk del Kasami, Murati thotë se dikush nga Komuna është i obliguar të del e të flet për këtë skandal që ka dëmtuar buxhetin e komunës dhe mjetet e qytetarëve të Tetovës.
Për më shumë, ndiqeni deklaratën e Muratit të dhënë për indeks.mk