Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

November 23, 2024

Ish-anëtarja e grupit të njohur “Danity Kane” Dawn Richard ka akuzuar reperin Sean Diddy Combs për kërcënime dhe abuzime serioze që zgjatën për një vit.

Sipas pretendimeve të saj, Diddy e kërcënoi atë me vdekje dhe e detyroi të punonte në kushte çnjerëzore, duke përfshirë abuzimin seksual.

Avokatja e Dawn, Lisa Bloom, i bëri këto akuza në një intervistë për BBC, duke detajuar situatën në të cilën këngëtarja u detyrua të duronte dhunën dhe abuzimin.

“Diddy shpesh e prekte Dawn kundër dëshirës së saj. Në disa raste, ai e ndalonte atë të hante dhe të flinte, dhe kjo sjellje vazhdoi për vite me radhë”, tha Bloom.

Këngëtarja zbuloi gjithashtu se u përpoq të ndihmonte bashkëlojtaren Cassie Ventura duke e kërkuar që të largohej nga Diddy. Mirëpo, sa herë Combs merrte vesh për tentativat e saj, zemërimi i tij ishte jashtëzakonisht i fortë dhe nuk munguan kërcënimet për dhunë fizike. Dawn pretendon se Diddy i tha asaj se “do të merrte pasojat” dhe paralajmëroi se “njerëzit zhduken lehtësisht”.

“Klientja ime Dawn Richard pretendon se ajo u përpoq të ndihmonte Cassie Venturën, por Diddy e kërcënoi gjithashtu, duke thënë se do të përballej me dhunë fizike nëse do të vazhdonte ta bënte këtë”, tha avokati i Bloom.

Megjithatë, avokatja e Diddy-t, Erica Wolff, i mohoi akuzat, duke i quajtur ato “të rreme” dhe duke pretenduar se këngëtarja e sajoi të gjithë historinë për të marrë para.

Diddy është i shokuar dhe i zhgënjyer nga kjo padi. ​​Ai i qëndron të vërtetës së tij dhe pret mundësinë për ta provuar në gjykatë”, tha avokati i reperit për revistën People.

Kjo padi dhe akuza kanë sjellë shumë vëmendje dhe procesi gjyqësor që vijon duhet të japë përgjigje për këto pretendime të rënda.

Previous Story

‘Policia’ ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Next Story

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Latest from Blog

Go toTop