Këngëtari i njohur kosovar kritikon Feron për bindjet e menjëhershme fetare…

Këngëtari, Labinot Rexha i cili njihet edhe si praktikues i fesë Islame e ka kritikuar Feron për qëndrimin e tij për ta lënë krejtësisht muzikën.

Ai ka thënë për Lajmi.net se nga muzika edhe jeton, por edhe është praktikues i fesë.

Sipas tij Fero me qëndrimet e tij është duke u ngutur pasi duhet dalëngadalë të hyhet në fe.

Për këtë fajësoi edhe hoxhallarët, të cilët sipas tij në ligjërata po thonë gjëra të cilat nuk po kuptohen nga populli.

“Nuk janë ata as unë me mbajtë ligjërata, ne jemi me tregu që besimi islam është I mirë… Të gjithë këta që u përmendën janë djem të mirë, sidomos Goldi, e Fero ka qenë këtu për me shiku shtëpi, ka pas interes me ble, por nuk kemi ra në çmim. Ai e ka gjetë vetën aty, por sa e di unë duhesh me shku në klasën e parë, tani në klasën e dytë, tani në të tretën.. edhe hoxhallarët kanë kapak faj sepse në ligjërata po kan kapak faj se po flasin dicka që nuk po e kupton populli”, u shpreh këngëtari Labinot Rexha.

Share

Go toTop