KDI: Deputetët e partisë në pushtet treguan mungesë të përgjegjësisë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar për lidhur me seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.
KDI thotë se seanca e thirrur nga opozita nuk plotësoi kushtet për t’u mbajtur.

”Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga deputetët opozitar. Ndonëse, e thirrur për të trajtuar një temë të rëndësishme – Rezolutën për mbështetje je urgjente financiare të Policisë së Kosovës, deputetët e shumicës parlamentare të udhëhequr nga VV-ja nuk morrën pjesë dhe kjo seancë nuk plotësoi kushtet ligjore për të filluar. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit përcaktojnë që për të filluar një seancë vendimmarrëse nevojitet domosdoshmërisht kuorum, përkatësisht 61 deputetë.:, thuhet në reagim.

Ky institut vlerësoi se deputetët e shumicën treguan mungesë të përgjegjësisë.

“Përkundër që deputetët partisë në pushtet edhe këtë herë treguan mungesë të përgjegjësisë kundrejt funksionit që ata bartin, Kryetari i Kuvendit mundësoi zhvillimin e debatit dhe shprehjen e opinioneve opozitare rreth kësaj teme. Megjithatë, kjo praktikë nuk duhet lejuar të përsëritet sepse mund të krijojë precedent të gabuar, duke lënë në mundësi të vullnetit individual apo grupor vendimin për mbajtje të seancave.”, thuhet në njoftim./21Media

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.