Kazinot në këmbë kundër Qeverisë, kundërshtojnë ligjin që dislokon ato nga shkollat

October 5, 2023

Shumica parlamentare nuk heq dorë nga ndryshimet në Ligjin për lojërat e fatit, me të cilin ndër të tjera kazinotë, bastet dhe klubet automatike do të duhet të jenë të paktën 500 metra larg institucioneve arsimore.

Këto ndryshime sot gjetën rrugën e mbështetjes tek Komisioni për Çështje Europiane, i cili u prit me protestë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe partive tjera opozitare, siç është partia e Izet Mexhitit.

Kryetari i Komisionit, Arbër Ademi, akuzon deputetët e opozitës për bllokim të qëllimshëm të këtij ligji, duke kujtuar se në vitin 2021 Qeveria ka dorëzuar një Projektligj për lojërat e fatit dhe nuk është shqyrtuar asnjëherë nga Komisioni për Financa dhe Buxhet sepse ajo drejtohet nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

“Ky ligj nuk e ka parë dritën e ditës të diskutohet, të vendoset në bazë të argumenteve, por dikujt i pengon kalimi i një zgjidhjeje të tillë ligjore. Aleanca për Shqiptarët ka paraqitur një projektligj për lojërat e fatit më shumë se një vit më parë, por deri më sot ai nuk është shqyrtuar nga Komisioni i Financa dhe Buxhetit. Këtë duan ta bëjnë me Komisionin për Çështje Europiane, tha Ademi.

Shoqata e Basteve Sportive ka pasur një reagim të fortë mëngjesin e sotëm, përmes të cilit kanë kërkuar
rrëzimin e ndryshimeve ligjore, ndërsa në të kundërtën janë kërcënuar me masa më radikale.

“Apelojmë që duke u përpjekur me forcë të miratoni ligjin më shkatërrues në histori, do të përballeni me zemërimin e 10,000 punonjësve të industrisë së lojërave të fatit, të cilët do t’i lini në rrugë. Me këtë ligj të propozuar, Qeveria po pushton biznesin e lojërave të fatit, duke i vënë me vetëdije çelësin në derë një industrie legale, e cila sjell një buxhet vjetor prej 280 milionë eurosh.

Ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit parashikojnë heqjen e pikave të basteve dhe kazinove të paktën 500 metra larg shkollave, si dhe kritere të rrepta për marrjen e licencave për organizimin e lojërave të fatit.

Ndryshimet ligjore janë në Kuvend prej më shumë se një viti dhe janë propozuar pas paraqitjes së disa shoqatave të qytetarëve që kërkuan ndalimin e plotë të funksionimit të pikave të basteve dhe kazinove./indeks.mk

Previous Story

Humbi jetën nga kanceri i gjirit, rrëfehet mikesha e gazetares Rudina Dervishi: Asesi nuk e pranonte vdekjen!

Next Story

Çfarë të vishni në shtrat, që “të ndizni” partnerin?

Latest from Blog

Go toTop