Kasami nuk e bënë hesap Alternativën dhe Gashin…

Në intervistën e realizuar nga Radio Evropa e Lirë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka përmendur të gjitha tentativat e tij për tu fuqizuar në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kasami ka folur për bashkëpunimin e tij në të kaluarën dhe me Aleancën për Shqiptarët, teksa sot edhe me frontin opozitar, me të cilin promovohen para qytetarëve pa ndonjë platformë konkrete por vetëm me thirrjen e stërdëgjuar “BDI në opozitë”.

“Keni thënë se blloku opozitar shqiptar ka fuqinë për të rrëzuar BDI-në dhe gjithë Qeverinë. Me kombinimin me Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit, tashmë e mbulojmë tërësisht fushën ku është e pranishme shumica e shqiptarëve. Ne si Lëvizje BESA kishim dobësi në atë pjesë, kështu që me këtë kombinim tashmë jemi të pranishëm në terren”, deklaroi Kasami.

Ndër të tjera Kasami nuk e ka përjashtuar as mundësinë e koalicionimit me opozitaren VMRO-DPMNE, më të cilën tashmë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë deklaruar se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.