Kardiologu i njohur shqiptar, Florim Cuculi, ka reaguar me shqetësim ndaj situatës që po kalon gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut. Në një status në profilin e tij në facebook, ai ka shprehur indinjatën e thellë ndaj tendecave të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe.
Cuculi, një emër i njohur në fushën e mjekësisë ndërkombëtare, theksoi se është e papranueshme që në vitin 2024 të vazhdojë debati për legjitimitetin e përdorimit të gjuhës shqipe në një shtet ku shqiptarët kanë jetuar për shekuj të tërë. Ai theksoi se populli shqiptar ka duruar shumë gjatë viteve të kaluara, duke përmendur periudhën e shëmtimit të mbiemrave me “oski” dhe kohën kur shqiptarët ishin të detyruar të mësonin vetëm maqedonisht në shkolla, duke iu mohuar mundësia për të përdorur gjuhën e tyre amtare.
Përmes një reagimi të fuqishëm, Cuculi kërkoi që të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të respektohen dhe të mos tolerohet më asnjë formë diskriminimi ndaj gjuhës shqipe. Ai theksoi se “Mjaft e ka!” dhe bëri thirrje për unitet dhe veprim të menjëhershëm për të mbrojtur dhe promovuar gjuhën shqipe.
Ky reagim i kardiologut të shquar shqiptar vjen pas tensioneve të shtuar në Maqedoni lidhur me paralajmërimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e gjuhës shqipe.