Kapiteni i Fiorentinas i del në ndihmë vendit të tij, pas stuhisë që goditi rajonin e Toscanas

November 7, 2023

Kapiteni i Fiornteninas, Cristiano Biraghi, është parë duke ndihmuar në përpjekjet për pastrimin pas përmbytjeve shkatërruese në Toscana të shkaktuar nga stuhia Ciaran gjatë javës së fundit.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall të enjten në rajonin e Toscanas pasi gjashtë persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.
Mëngjesin e sotëm, pas humbjes 1:0 të Fiorentinas në shtëpi ndaj Juventusit mbrëmë, Biraghi, i cili kishte luajtur plot 90 minuta, u pa duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve në Campi Bsenzio, pranë shtëpisë së tij.
31-vjeçari ka marrë vlerësime të shumta pasi imazhet u shfaqën në internet, teksa ai doli në rrugë me pak bujë dhe pa vëmendje të para-planifikuar mediatike.

Previous Story

A është e shëndetshme të hani ushqim pikant?

Next Story

Bekteshi: Javën e ardhshme do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë

Latest from Blog

Go toTop