Kampioni i botës ishte afër të shpallte pensionimin, por pas tri ditëve merr ofertë nga klubi i Serie A

September 29, 2023

Alejandro Papu Gomez, 35-vjeçar, mbeti pa klub pasi ndërpreu kontratën me Sevillënn më 1 shtator. Së fundmi ai ka treguar se ishte duke menduar pensionimin, por më pas mori një telefonatë nga Serie A.

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm kur bëhet fjalë për transferimet, raporton se Monza pranoi të sillte sulmuesin argjentinas pasi Gianluca Caprari u dëmtua.

Tashmë është caktuar një takim për një ekzaminim mjekësor. Pas gjashtë xhirove, Monza ka gjashtë pikë dhe është në vendin e 15-të në Serie A.

“Po pres rastin e duhur, nëse nuk vjen, do t’i them lamtumirë futbollit. Kam investuar gjithçka në futboll dhe nuk dua ta mbyll të gjithë këtë me një shije të hidhur”, ka thënë Gomez, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën nëntë muaj më parë.
Reklama

Gomez mbërriti në Catania në vitin 2010, dhe tre vjet më vonë ai shkoi në klubin ukrainas, Metalist.

Nëntë vite më parë, ai u kthye në Itali dhe nënshkroi për Atalantën, ku luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij. Ai i kaloi dy vjet e gjysmë në Sevilla. /Telegrafi/

Previous Story

Pronarët e Liverpoolit shesin një pakicë të aksioneve të klubit

Next Story

Komuna e Prishtinës gjobit çiftin Naim Abazi e Mihrije Braha, për shkak të ndërtimeve në banesën e tyre…

Latest from Blog

Go toTop