Bllokimi i mallrave serbe ka shkaktuar dëme të mëdha për bizneset kosovare. Në vendimin e Qeverisë në Kosovë nuk lejohen të hynë as mallrat e transitit.
Valon Gashi nga kompania transportuese e mallrave “Ideal Grup Sh.P.K”, ka thënë se nuk po i lejohet hyrja e mallrave serbe që janë të destinuara për tregun shqiptarë.
Nga data 14 qershor, kur edhe ka hy në fuqi vendimi, vlera e dëmit financiar për mallrat transit është mbi 20 mijë euro.
Sipas tij, targat serbe po kalojnë nëpër Kosovë çdo ditë. Ndërsa me targa të Kosovës me mallra serbe nuk po i lejojnë as transit.
Qeveria e Kosovës, pas kidnapimit të tre policëve kufitar nga xhandarmëria serbe, i ka ndaluar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në vendin tonë.
Përllogaritet se rreth 70 milionë euro është vlera e mallrave të bllokuara në kufirin Kosovë-Serbi.