Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, dhe një nga më të zëshmit dhe më të dalluarit në punën e vet, Shaip Kamberi në një intervistë për portalin informativ, indeks.mk ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në Serbi, Kosovë po edhe në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë avancuar shumë në aspektin pozitiv dhe nga një popull i diskriminuar tashmë ata janë vendimmarrës dhe udhëheqin me postet me të larta në Qeveri.
Shton se numri i madh i partive politike, “përçarja” mbetet problem i vetëm i shqiptarëve si në Maqedoni, Luginë, Mal të zi e gjithandej.
Deklaron se pavarësisht dallimeve lokale, partitë shqiptare nuk guxojnë të bëhen pengesë e integrimit në Bashkimin Evropian, sepse sipas tij, opsion tjetër shqiptarët nuk kanë.