Ka shumë pak rrudha në moshën 65 vjeçare, ja si kujdeset Sharon Stone për pamjen rinore

October 17, 2023

Sharon Stone mbahet mend për role të shumta, sidomos për atë në Basic Instinct, ku nisi të admirohej nga shumë meshkuj.

Sot, në moshën 65-vjeçare, aktorja bie në sy kudo që shfaqet. Për tepihun e kuq dhe evenimentet e mëdha, ajo zgjedh gjithmonë veshje të guximshme që sfidojnë moshën dhe që i përshtaten në mënyrë të përsosur.

Kështu lind pyetja: Ku qëndron sekreti?

Sekreti i dukjes së saj rinore qëndron në dietën dhe aktivitetin e rregullt fizik. Dita nis me një kombinim ushqimesh të pazakonta dhe baza e mëngjesit të saj është, besoni ose jo, shalqiri.

“Mëngjesi im i preferuar është shalqiri me feta, nenexhik dhe vaj ulliri, kripë e piper. Më pëlqen gjithashtu të ha bukë të thekur pa gluten dhe të pi çaj bimor”, ka treguar në të kaluarën Sharon.

Dhe cilat janë përfitimet e shalqirit

Një studim i kryer në Florida zbuloi se shalqiri ul shtypjen e lartë të gjakut te njerëzit me mbipeshë, edhe kur ekspozohen ndaj motit të ftohtë dhe mund ta zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër. Parandalimi është edhe për sëmundje të ndryshme.

Previous Story

Pendarovski i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Guinea – Bisao

Next Story

Nëna e pengut që Hamas publikoi para botës: Mos i bëni keq ju lutem!

Latest from Blog

Go toTop