Ka filluar Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë

October 5, 2023

Para dy ditësh ka filluar Festivali Tradicional i Komedisë në qytetin e Mitrovicës, festival ky që shënon edicionin e 13-të këtë vit.

Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrixfest” filloi aktivitetet e këtij edicioni të cilat do të vazhdojnë edhe për 6 ditë të tjera, duke bërë që Mitrovica të frymojë me art dhe kulturë. Programi i sivjetëm:

6 shfaqje / komedi teatrale të cilat janë në garë për çmimet që do t’i ndajë juria profesionale;

Ekspozitë e pikturave nga fëmijët me autizëm;

5 vizita turistike – promovim i qytetit dhe i trashëgimisë kulturore;

5 punëtori nga njohës të fushës së teatrit;

7 mbrëmje muzikore.

Festivali mbahet çdo natë deri më 8 tetor, në ora 19:30 në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës.

Previous Story

“Pushteti i kancerozëve”, romani antikorrupsion i Kleo Latit

Next Story

Katedralja e famshme “Sagrada Familia” e Barcelonës drejt përfundimit

Latest from Blog

Go toTop