Justin dhe Hailey Bieber postojnë fotografi të portretit familjar

November 2, 2024

Justin dhe Hailey Bieber kanë ndarë një fotografi të portretit familjar, në faqen e tyre në Instagram.

Është fotografia e tyre e parë si një familje, prej kur erdhi në jetë djali i tyre, Jack Blues.

Për më tepër, ata ishin veshur si personazhet e serialit të animuar Kim Possible për festën e Halloween-it.

Hailey ishte veshur si personazhi kryesor [Kim Possible], Justin ishte veshur si personazhi Ron, dhe djali i tyre si personazhi Rufus.

Ata kishin bërë një transformim të paparë për këtë Halloween.

Justin e mbante në dorë djalin e tyre, derisa Hailey pozonte pranë tyre në portretin familjar.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në muajin gusht, duke mirëpritur djalin e tyre Jack. /Telegrafi/

Previous Story

Ahmeti: Ndërhyrja nga Kosova në zgjedhje, ka një kosto të lartë për ne shqiptarët e RMV-së

Next Story

Puthje e ledhatime mes Drenushës dhe Rezit, aktori i vendosi kokën në prehër

Latest from Blog

Go toTop