Jeton Shaqiri paralajmëron paralele të re të mjekësisë në gjuhë shqipe edhe në Gjimnazin “Ismet Jashari” të Likovës!

March 31, 2023

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nën udhëheqjen e ministrit dr.Jeton Shaqiri, iu ka vënë vulën shumë projekteve në interes të shqiptarëve, e të cilat ndër vite anashkaloheshin, shkruan Indeks.mk

Për shqiptarët e Velesit në Maqedoninë e Veriut këtë vit do të ketë risi në arsim, për herë të parë me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 në Shkollën e Mesme Ekonomike “Jovçe Tesliçkov”, do të ketë paralele në gjuhë shqipe, dhe në Gjimnazin “KOÇO RACIN” do të hapet edhe një paralele tjetër në gjuhë shqipe.

Gjithashtu për herë të parë në Shkollën e mesme komunale “Ismet Jashari” në Likovë të Kumanovës me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2023/2024 do të kemi paralele të re për drejtimin motër medicinale në gjuhë shqipe.(Indeks.mk)

Previous Story

Kovaçevski: Unë e imagjinoj Ballkanin Perëndimor si një rajon pa kufij dhe të integruar në BE

Next Story

MPB: Anisa nuk ishte e vetme, bashkë me të ka humbur edhe Melisa

Latest from Blog

Go toTop