Jeton Shaqiri i bindur: Politika nuk ka gisht në zgjedhjet për rektor të UT-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në një prononcim për portalin informativ, indeks.mk, ka folur për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Tetovës dhe tërheqjen nga kjo garë e tre kandidatëve mbrëmjen e kaluar.

Shaqiri u shpreh i bindur se në këtë garë nuk ka gisht politika dhe se profesorët si shtresa më e lartë e shoqërisë nuk mund të manipulohen nga politika.

Ai tha se UT-ja është universiteti i tretë në të cilin brenda këtij viti po organizohen zgjedhje të tilla dhe se ndikim politika nuk ka pasur fare.

Rikujtoi se institucionet po edhe politika nuk mund të ndikojnë në një Universitet që ka autonominë dhe pavarësinë e vet të veprimit.

Ai tha se ndikime politike nuk ka pasur në zgjedhjen e rektorit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, Universiteti “Shën Klimenti” në Manastir dhe në Universitetin e Shtipit dhe nuk ka pasur e as nuk do të ketë as në Tetovë.

“Personalisht, mendoj se politika i ka mbajtur duart larg këtij procesi edhe në procesin e zgjedhjeve në Universitetin e Tetovës. Kur them janë mbajtur duart larg, sepse, ata (universitetet) e kanë autonominë e vet. Nuk mund të ndikojmë brenda procesit zgjedhor nëpër universitete. Për herë të parë në UT, ka pasur prezantim të platformave, kanë pasur disa diskutime, kanë qenë prezentë në disa debate televizive, në disa organizime që janë organizuar dhe kështu ka ecur e gjithë procedura”, tha mes tjerash Shaqiri për indeks.mk.

Për më shumë keni deklaratën integrale:

 

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.