Jeton Shaqiri: Abetarën që e sollëm ne, po promovoni ju sot, pa asnjë meritë

Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një statusi në “Facebook”, ka dërguar porosi liderëve të VLEN-it lidhur me shpërndarjen e Abetares së unifikuar.

Duke shpërndarë fotografi dhe fakte që vendimin për shpërndarjen e Abetares e ka marrë Qeveria e kaluar, Shaqiri ka kërkuar nga zyrtarët e VLEN të mos e fshehin të vërtetën sepse ajo del në pah gjithmonë, sado që dikush dëshiron ta fsheh.

“Bilall, Izet, dhe ju tjerët në Vlen. Nuk jeni shembull i mirë për këtë fillimvit shkollor, sepse nxënësit dhe të rinjtë ndër breza i kemi edukuar dhe këshilluar se duhet ta themi gjithmonë të vërtetën dhe vlerat e tjetërkujt nuk duhet ti përvetësojmë sepse e vërteta gjithmonë del në shesh. Zv Ministër Lulzim shpresoj që ti sot se ke pas për PR ditor”, ka shkruar Shaqiri.

Ish ministri ka porosi edhe për Skender Asanin.

“Drejtor Skender edhe ju e dini të vërtetën cilët Abetare po shpërndani, mos u bregosni për pozicionin ndoshta e keni afatgjat. Ja e vërteta për Abetaren e unifikuar të cilën e kemi siguruar ne dhe po e shpërndani ju pa e thënë se ku dhe nga kush e keni marrë”, ka shkruar Shaqiri.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.