Jennifer Lopez lanson brendin e pijeve alkoolike “Delola” (FOTO-VIDEO)

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, e ka lansuar brendin e ri të pijeve alkoolike të krijuar sipas shijeve të saj personale. 53-vjeçarja e cila është e martuar më aktorin dhe regjisorin e njohur hollyëoodian, Ben Affleck, e paralajmëroi lansimin e brendit “Delola Spritz” përmes postimit të një videoje të gjatë në Instagram, ku ajo shfaqet duke e shijuar këtë pije në një gotë të mbushur me akull dhe ku e jep shpjegimin prapa krijimit të saj.

“Jam krenare ta ndajë më ju brendin ‘Delola’, një koleksion i imi i ri dhe unik i pijeve alkoolike, që janë gati për t’u shijuar nga të gjithë ju. Emri i brendit vjen nga pseudonimi im, Lola. Kështu më quajnë miqtë dhe të afërmit kur ndihem lozonjare dhe e lirë për të vallëzuar pa asnjë brengë”, dëgjohet duke thënë Lopez në videon promovuese.

Ndër të tjera, ajo thotë se ka dashur ta krijoj një pije e cila i mungonte tregut, dhe një pije që është e lehtë për t’u konsumuar dhe përmban përbërës më kualitativ dhe të shijshëm, sepse sipas saj argëtimi nuk duhet të jetë i vështirë.

JLo duket se për ta krijuar kwtw brend ka përzier shijet e saj të preferuara dhe frutat natyrale si, manaferrat, hibiskusi, portokalli dhe sigurisht frutën tropicale të njohur me emrin “fruta e pasionit”. Sipas këngëtares, këto pije nuk kanë gluten dhe ëmbëlsues artificial, si dhe përmbajnë sasi të njëjtë të alkoolit sikurse një gotë verë.

Deri tani janë krijuar tri lloje të pijes, “Bella Berry Spritz”, e cila përmban vodka, manaferra dhe hibiscus, “Paloma Rosa Spritz”, e krijuar me tekila dhe ‘grapefruit’, si dhe “L’Orange Spritz” e cila përmban liker “Amaro”, portokall dhe frutën e pasionit. Në fund, Lopez deklaron se është krenare që kjo kompani është themeluar nga gratë, me synimin për të krijuar produkte të reja, interesante dhe më të shijshme në tregun e pijeve alkoolike.

 

Share

Go toTop