Java e 11-të e Superiores e ndarë në dy ditë, do të luhet të mërkurën dhe të enjten…

October 30, 2024

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes…

TIRANE – Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ato do të luhen në dy ditë, të mërkurën dhe të enjten.

Laçi-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia janë dy sfidat e para të javës, që do të luhen të mërkurën në orën 14:00. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në stadiumin e Kurbinit do të luhet takimi Laçi-Egnatia.

Dita e mërkurë, do të mbyllet me takimin Skënderbeu-Partizani. Ndeshja do të luhet në Korçë në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 17:00.

Të enjten, në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Dinamo City-Bylis do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta-AF Elbasani në “Niko Dovana”.Njëherësh, në këto dy ditë, do të luhen edhe ndeshjet e Kampionatit të 77-të të Kategorisë së Parë. Të mërkurën do të luhen: Apolonia-Erzeni, Valbona-Kastrioti, Korabi-Pogradeci, Kukësi-Besa dhe Vora-Burreli. Të enjten do të luhet Flamurtari-Lushnja, të gjitha takimet do të luhen në orën 14:00.

B.T (Dosja.al)

Previous Story

VIDEO/ Penalltia e humbur në minutën e 96-të, Kristiano Ronaldo eliminon Al Nassr-in nga Kupa

Next Story

Zyrtarizimi i Ruben Amorim, në krye të Man.United pengohet nga një “kleçkë”…

Latest from Blog

Go toTop