Java e 10-të e Superligës, këta janë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi

October 25, 2024

Nga e premtja deri të dielen, zhvillohen ndeshjet e javës së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot, Federata e Futbollit ka bërë të ditur emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë.

Xhiroja nis me ndeshjen Feronikeli ’74 – Ferizaji, e cila zhvillohet të premten në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Valon Bajgora.

Kampioni në fuqi, Ballkani të shtunen do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit.

Gjyqtari Ilir Mehmeti, do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.

Të shtunen zhvillohet edhe ndeshja mes Gjilanit dhe Llapi.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndaj gjyqtari Dardan Çaka.

Të djelen zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të, ku Suhareka do të luaj me Prishtinën.

Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje do të jetë Visar Kastrati.

Përballja tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Dritës, e cila do të gjykohet nga Erdall Zasella.

Previous Story

Superliga, Serie A, La Liga e Ligue 1: Çka na pret sot në platformën ArtMotion?

Next Story

Habit Gerti: Saide më ka tradhëtuar me Noizy-n!

Latest from Blog

Go toTop