Izraeli: Hamasi po i mban peng 222 persona në Gaza

October 23, 2023

Ushtria izraelite ka dhënë një përditësim të ri mbi numrin e pengjeve të mbajtura në Gaza – duke thënë se 222 persona tani janë konfirmuar se mbahen peng, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”.

“Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.

Previous Story

Lufta me Rusinë, vriten dy ushtarë të Ukrainës me prejardhje shqiptare – varrosen me flamurin kuq e zi

Next Story

“BIA serbe me urdhër të Vulinit po përgadit konflikte të reja në Kosovë”, ja kush e thotë…

Latest from Blog

Go toTop