E premtja e sotme, do të mbahet mend si ditë dhe datë historike, sepse pikërisht sot, në Kuvendin e Maqedonisë, u miratuan propozim ligjet e ndryshuara që lehtësojnë dhe përshpejtojnë ndërtimin e Korridorit 8 dhe atë 10D.
Deputetët e shumicës ishin mbështetën këto ligjeve, duke i mbrojtur me javë të tëra në një “përballje” direkte me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën, të cilat edhe publikisht kundërshtojnë projektet që afrojnë Maqedoninë me Shqipërinë, Bulgarinë dhe pjesë të tjera të kontinentit.
Por, këto ligje, nuk i ka mbështetur deputeti Izet Mexhiti.
Ai, sot, në ditën historike, nuk mori pjesë në seancën në të cilën u mor vendimi për projektin më të rëndësishëm të shtetit po edhe të shqiptarëve të RMV-së, duke pasur parasysh se pikërisht ky projekt kundërshtohet nga VMRO e Levica.
Ndryshe, ligjet në fjalë që lehtësojnë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, janë dorëzuar në Kuvend nga Qeveria me flamur europian, me të vetmin qëllim që VMRO-ja dhe aleatët e saj të mos bllokojnë këto ligje.
Mexhiti nuk ka vepruar në përputhje me fjalën e tij publike, sepse në prononcimet e tij ka deklaruar se do ta mbështesë këtë projekt.