Në një intervistë për median serbe “TV Prva”, Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq që zuri vendin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi ka potencuar se për Maqedoninë është e rëndësishme që të ndjekë përvojat e mira të Serbisë fqinje.
“Ideja është që të mblidhen të gjitha përvojat e mira serbe që i duhen Maqedonisë. Në këtë kuptim, më duhet të falënderoj presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili e kuptoi se ajo që po bëj unë, ajo që po bëjnë serbët në Maqedoni është pozitive, si për serbët ashtu edhe për bashkëpunimin rajonal”, deklaroi Stoilkoviq në një intervistë për TV Prva.
Zëvendëskryeministi Stoilkoviq përmes edhe disa deklarimeve tjera në mediat e vendit u shpreh se do të angazhohet për thellimin e marrëdhënieve të mira bilaterale me Serbinë.