Italia ndalon fjalët angleze, gjoba shkon deri 100.000 euro për shkelësit

April 7, 2023

Italia ndalon anglicizmat dhe parashikon për shkelësit gjoba të rënda deri në 100.000 euro.

Partia në pushtet e Italisë ka propozuar një ligj për të ndaluar përdorimin e fjalëve anglisht në komunikimet zyrtare, duke kërcënuar me gjoba deri në 100,000 euro.

Partia e djathtë nacionaliste “Vëllezërit e Italisë” prezantoi projektligjin, duke deklaruar se përhapja e anglishtes “e poshtëron dhe e dëmton” gjuhën italiane.

Projektligji kërkon që zyrtarët publikë të kenë njohuri të gjuhës italiane dhe ndalon përdorimin e fjalëve dhe frazave në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar.

Për t’u bërë ligj propozimi duhet të miratohet nga të dy dhomat e parlamentit.

Projektligji për ndalimin e anglicizmave vjen pasi Italia ndaloi gjithashtu ushqimet e prodhuara në laborator për të mbrojtur trashëgiminë e saj agro-ushqimore./DW/

Previous Story

Gjuha shqipe futet zyrtarisht në Universitetin e Harvardit

Next Story

Mariçiq: Kemi të drejtë të kërkojmë një kornizë kohore nga BE për anëtarësimin tonë

Latest from Blog

Go toTop