Italia e Belgjika, pas dramës ndahen në paqe – Franca e “kapitullon” Izraelin

Italia i ka ndarë pikët me Belgjikën pas një drame të vërtetë në Stadio Olimpico.

Të parët që kaluan në epërsi ishin italianët të cilët shënuan qysh në minutën e parë me Cambiason, teksa golin e dytë e shënuan në të 24-tën me Reteguin.

Por, punë iu prishi Pellegrini, i cili u ndëshkua direkt me të kuq në të 38-tën, teksa një minutë më vonë De Cuyper, ngushtoi shifrat në 2-1, ndërsa krejt çka bënë belgët ishte goli i barazimit, i shënuar nga Trossard në të 61-tën.

Ndeshje tjetër interesante u zhvillua në Bozisk Arena, ku Franca e ka mposhtur me rezultat të thellë Izraelin, 1-4.

Camavinga shënoi në minutën e 7-të për Francën, teksa në të 24-tën Gandelman shënoi golin e barazimit, por që Franca shënoi sërish me Nkunku në të 28-tën.

Francezët shënuan edhe dy herë në fund për dy minuta me anë të Guendouzit në minutën e 87-të dhe Barcolas në të 89-ën.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.