Ismaili del hapur kundër Gashit, deputeti i Alternativës i bashkëngjitet “karvanit” evropian të udhëhequr nga Qeveria

October 7, 2023

Deputeti i Alternativës së Afrim Gashit, Hysni Ismaili ka nxjerrë zyrtarisht në pah krisjet dhe mospajtimet brenda në partinë opozitare, raporton indeks.mk

Ky i fundit mbrëmë në Tetovë i është bashkëngjitur fushatës “NE JEMI EVROPË”, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq.

Përveç Ismailit, pjesë e kësaj fushate ishin edhe ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu po edhe funksionarë e qytetarë të shumtë nga Tetova.

Ndryshe, Ismaili në mënyrë publike dy ditë më parë ka deklaruar se do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse nga Alternativa e thonë të kundërtën.

“Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qendroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë cështje.Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqip”, kishte njoftuar Ismaili./indeks.mk/

Previous Story

Shaqiri: Pagat në arsim edhe mëtej do të rriten, procesi i digjitalizimit vazhdon

Next Story

Biznesmeni i njohur Ilir Balija vjen në një version shumë elegant

Latest from Blog

Go toTop