Imagjinoni të keni ishullin tuaj dhe të vendosni se kush do të shkelë në të?
Një sipërmarrëse e bëri atë – ajo shiti kompaninë e saj dhe bleu një pjesë të “parajsës në tokë” të rezervuar vetëm për gratë.
Ishulli i përmendur ndodhet në brigjet e Finlandës, në Detin Baltik dhe është në pronësi të Kristina Roth. Qëllimi i saj ishte të bashkonte gratë për të qenë më të forta së bashku.
Ishulli quhet “SuperShe” dhe prej 5 vitesh është i hapur për femra nga e gjithë bota. Është një vend ku gratë mund të lidhen.
Në fillim Roth donte një vend për t’u çlodhur, por më vonë ajo doli me një ide paksa ndryshe.
Të gjithë punonjësit në ishull janë gra, dhe ai është i pajisur me 4 bungalot, sauna finlandeze dhe pajisje për stërvitje. Të gjitha aktivitetet kanë për qëllim shëndetin e grave. Ishulli mbulon 8,47 hektarë, ka një pyll me pisha dhe plazhe me rërë të artë të lë pa frymë.