Prifti armen, Razmik Kastoryani ka pranuar fenë islame dhe menjëherë ka ndryshuar edhe emrin. Sipas raportimeve në rrjetet sociale, prifti nga Razmik ka marrë emrin Ramazan.
Pas kësaj armeni Ramazan ka vizituar edhe vendin e shenjtë të myslimanëve, Qaben.
Mediat online kanë transmetuar edhe një deklaratë të tij ku edhe sqarohet se pse ai pranoi fenë islame.
“Isha duke hulumtuar Besimet e botës. Duke hulumtuar për Profetin Muhamed kuptova se kryqi në qafë po më lëndonte. Ishte sikur po më mbyste! E kuptova mesazhin e Zotit në atë kohë. Prandaj zgjodha Islami.”