Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani: Stoilkoviqi, ka agjendë antishqiptare, njëjtë sikur të jetë Vulini aty

November 18, 2024

Mos e pranoni Ivan Stoilkoviqin në Qeveri sot!

 

A mirëpritet sot në Kosovë edhe Ivan Stoilkoviqi, punëtori i BIA-s që u bë Zëvendës-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut?

Stoilkoviq ka axhendë të hapur kundër-shqiptare dhe kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Ai vazhdimisht viziton Moskën dhe ne krah të Vulinit e Dodikut ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023.

Ai që në ditën e parë të detyrës në Qeverinë në Shkup e ka shpallur Serbinë si aleatin kryesor të Maqedonisë së Veriut.

 

Kur u bë procesi i lustrimit në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, u dëshmua me dokumente që Ivan Stoilkoviq është punëtor i Shërbimit Sekret të Serbisë.

 

Stoilkoviq nuk duhet të jetë i mirëpritur në mbledhje me Qeverinë e Kosovës.

Është njëjtë sikur të jetë aty Aleksandar Vulini!

Previous Story

Nga Jeff Bezos te Mark Zuckerberg, këta janë miliarderët që po investojnë në robotë

Next Story

Ali Ahmeti kërkon veprime: Qeveria e Kosovës të mos heshtë për shqiptarët në RMV

Latest from Blog

Go toTop