Ish-presidenti i Federatës Spanjolle suspendohet për tri vjet për skandalin e puthjes

October 30, 2023

Luis Rubales, ish-president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), është suspenduar për tri vjet nga çdo aktivitet i futbollit nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, njoftoi sot shtëpia e futbollit botëror.

Suspendimi vjen pas skandalit që lidhet me puthjen që ia bëri Rubiales lojtares spanjolle Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve pas finales së Kupës së Botës ku Spanja e mposhti Anglinë, shkruan “Gazeta Express”.

Rubiales dha dorëheqje në shtator nga pozita e tij e presidentit të RFEF, duke thënë se pozita e tij ishte bërë e paqëndrueshme.

Jenni Hermoso, lojtarja që ishte përfshirë në këtë incident, më herët kishte paraqitur ankesë ligjore për puthjen e pa-kërkuar.

Paraprakisht, Rubiales ishte suspenduar për 90 ditë, ndërsa tash ky dënim iu zgjat në tri vjet pas skandalit tashmë të famshëm. /Gazeta Express/

 

Previous Story

Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Next Story

U gjet pajetë në banesë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes së yllit të “Friends”

Latest from Blog

Go toTop