Ish ministri i Drejtësisë Krenar Lloga: I vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Gruevskin është Arben Taravari

January 28, 2025
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, pasi ky i fundit përmendi emrin e Llogës për ndryshimin e Ligjit të Kodit Penal.
Lloga në reagimin e tij shkruan se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski është vet Taravari, duke ia përmendur dy fakte.
Reagimi i plotë:
Me përgjegjësinë më të lartë morale, penale dhe materiale mund të deklaroj se i vetmi individ që ka kërkuar shërbim për Nikolla Gruevskin është Arben Taravar, dhe këtë të paktën në dy raste, gjë që mund ta faktoj.
P.S. Për ndryshimet e Kodit Penal botërisht dihet se unë kam qenë kundër, dhe kjo është e dëshmuar edhe në propozimin e qeverisë, ku nuk figuron aspak emri im. Hakmarrja për mosmbështetjen time ndaj atyre ndryshimeve ishte mosvotimi i Ligjit për Amnisti në Kuvend. Këto qëndrime z. Taravar i ka shprehur edhe vetë disa herë nëpër studio televizive. Tani, duke mos pasur si të arsyetohet për dështimin total si politikan dhe si ministër i shëndetësisë, ose si “ministër i vdekjes së fëmijëve,” përpiqet të defokusojë opinionin.

Previous Story

BDI: Ku ishim dje dhe ku jemi sot!

Next Story

Ademi për VLEN-in: Askush nuk i pyet asgjë, i arsyetojnë dështimet duke qëndruar në qeverinë e Stoilkoviqit!

Latest from Blog

Go toTop