Ish-ministri dhe deputeti i PDSH-së: Fronti Evropian fiton bindshëm kundër VLEN-it

March 20, 2024

Ish ministri dhe deputeti nga rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Xhelil Bajrami është i mendimit se Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës duhet t’i bashkëngjitet BDI-së në Frontin Evropian.

Sipas tij, me këtë veprim, forcohet vota shqiptare e cila, refleton në numër më të madhë të deputetëve shqiptar në Kuvend.

Shton se Fronti Evropian është fitues bindshëm i zgjedhjeve të 8 majit kundër VLEN.

Bajrami nuk ka nguruar të flasë edhe me numra.

“Në këtë mënyrë siguron deputetë dhe forcë më të madhe në Parlament. BDI-Fronti Evropian fiton 20-21 deputet, VLEN 8-9 deputet dhe në këtë mënyrë kemi dy blloqe serioze. Njëri pastër shqiptar, tjetri shqiptaro-turk, pak VMRO”, ka shkruar Bajrami./indeks.mk/

Previous Story

Si ia theu rekordin Goran Pandevit? Rrëfehet në podcast me Bujar Osmanin, ylli i kombëtares Taulant Seferi (VIDEO)

Next Story

Biseda me Senatorin amerikan: SHBA me rezolutë mbështet konceptin e ministrit Osmani, “integrim i përshpejtuar në BE”

Latest from Blog

Go toTop