Ish-minatorët protestë para Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të tyre

October 12, 2023

Sot në Kuvend do të zhvillohet seancë e posaçme që do t’i dedikohet plotësisht Kosovës, dhe pritet të miratohet një rezolutë, e cila dënon sulmin në veri të Kosovës. Ndërsa pritet të nisë seanca, para Kuvendit po zhvillohet një protestë nga minatorët të cilët kërkojnë të miratohet statusi i tyre.

Kjo nuk është herë e parë që ata protestojnë.

Kërkesa kryesore e punëtorëve të nëntokës është miratimi i statusit të minatorit, për të cilën ata thonë se janë mashtruar prej shumë vjetësh.

“Po vidhen miliona, ndërsa populli po ha bukë thatë”, thuhej në një nga pankartat që protestuesit mbanin në duar.

Previous Story

Bekim Jashari tregon kush kërkoi të islamizojë Adem Jasharin

Next Story

Sa paguhen policët në Kosovë? Publikohet lista e pagave… (Foto)

Latest from Blog

Go toTop