Ish-mafiozi i njohur shqiptaro-amerikan John Edward Alite po qëndron për vizitë në qytetin e Shkupit.
Ai ka shpërndarë disa fotografi nga vizita e tij në Shkup në profiin e tij personal në Facebook.
John Edward Alite, në vitet ’80- ’90 ishte pjesë e familjes mafioze Gambino. Ai ishte krahu i djathtë i mafiozit italian John Gotti. Në vitet 2000, ish mafiozi me origjinë shqiptare mori arratinë, kur mësoi se ata që i kishte konsideruar pjesë të familjes, kishin vënë një çmim për kokën e tij. Zgjodhi të ishte mafioz për para. Ai donte të forconte pozitën e tij në grupin Gambino, dhe më të shumtën e krimeve, i kreu me udhër të John Angelo Gotti-t, të riut, e ndonjëherë me urdhër të babait të Junior-it, John Joseph Gottit.