Ish-lojtari i njohur holandez u gjet i droguar dhe alkoolizuar në hotel, dërgohet për rehabilitim

September 27, 2023

Ish-futbollisti 34-vjeçar, Daryl Janmaat është aktualisht në rehabilitim në Afrikën e Jugut, pasi u zbulua se ai kishte probleme serioze me alkoolin dhe drogën.

Kohët e fundit, Janmaat u kontrollua gjatë gjithë natës sepse u raportua i zhdukur një mbrëmje në Scheveningen të Holandës.

Ai u gjet në agim, në një hotel në anën tjetër të qytetit. Ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit, i çorientuar, i lagur dhe i hutuar.

Janmaat më pas u dërgua në Afrikën e Jugut, ku shpesh marrin trajtime holandezë të famshëm.

Ai e përfundoi karrierën e tij në pranverën e vitit 2022 si lojtar i ADO Den Haag dhe u bë drejtor teknik në atë klub, por nuk qëndroi gjatë.

Previous Story

Shevchenko i hyn politikës, bëhet këshilltar i Presidentit Zelensky

Next Story

Muriqi me postim motivues për ekipin

Latest from Blog

Go toTop