Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe konvertohet në fenë katolike

November 29, 2023

Ish-komandanti dhe një prej anëtarëve kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, e ka ndërruar emrin dhe fenë.

Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë të Gjakovës njoftoi në Facebook se Geci tashmë është pagëzuar me emrin Kastriot dhe është konvertuar në fenë katolike.

“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.”Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen””, thuhet në njoftimin e kësaj famullie.

Previous Story

Pritja për Ditën e Flamurit, djali i Thaçit falenderon Begajn e Ramën: Shqipëria asnjëherë nuk i harron themeluesit e shtetit të Kosovës

Next Story

OSBE – forum shumëpalësh për dialogun mes Perëndimit dhe Lindjes

Latest from Blog

Go toTop