Ish-kampioni Enver Idrizi thumbon deputetët e Kosovës: “Na e keni marrë bukën ju atje në Parlament, po rreheni”

July 19, 2023

Ish-kampioni botëror në karate, Enver Idrizi, ka bërë shaka me deputetin e PDK-së, Hisen Berishën, për përleshjen fizike javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Idrizi, që takohet me deputetin Berisha në një nga kafiteritë e Prishtinës, dëgjohet t’i thotë atij se duke u rrahur në Kuvend, ua “kanë marrë bukën” sportistëve të arteve marciale.

“Ma keni marrë bukën. Po rreheni aty në Parlament, ajo është buka jonë”.

Deputeti Berisha shihet ta marrë këtë shaka me sportivitet, duke e vazhduar bisedën me ish-karateistin.

https://insajderi.org/wp-content/uploads/2023/07/361111743_6176459695814225_5853203228044011101_n.mp4?_=3

Previous Story

Paris Saint-Germain po shqyrton një masë drastike për të detyruar Mbappen të largohet këtë verë

Next Story

OBSH del me një deklaratë paralajmëruese pas të nxehtit ekstrem

Latest from Blog

Go toTop