Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli: Kurti po gjen mbështetje tek politikanët mediokër sikur kryetari i Tetovës

August 12, 2023

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, ka kritikuar politikën e kryeministrit Kurti që po e zhvillon me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Ai këtë e krahasoi me atë që ka bërë Sali Berisha në vitet e 90-ta.

“Albin Kurti ka filluar t’i imitojë taktikat politike te Sali Berishës në vitet ‘90. Që kur i ngushtohej hapësira për manovrim të brendshëm, tentonte të përfitonte politikisht duke i përdorur politikanët shqiptarë që jetonin jashtë shtetit shqiptar, duke e përkrahur herën njërin lider kundër tjetrit. Këtë strategji ka filluar ta ndjekë Albin Kurti në Luginë dhe në Maqedoninë e Veriut, për shkak të presioneve të brendshme. Pas dështimit të turpshëm me Blerim Rekën i është kthyer përsëri kësaj aventure politike”.

Kasolli thotë se kjo është lojë të rrezikshme e cila bie në kundërshtim me traditat e projektit modern nacional shqiptar.

“Ai po gjen mbështetje edhe të politikan mediokër sikur kryetari i Tetovës, i cili deklaroi në tubimin e mbrëmshëm se Albin Kurti është kryeministër i gjithë shqiptarëve. Nonsens logjik. Kurse ky i fundit i entuziazmuar nga ajo shfaqje karanvaleske nuk la pa e rekomanduar Maqedoninë e Veriut se si duhet të orientohet në aspektin gjeostrategjik. Dhe kënd po e këshillon? Një shtet që e ka Ali Ahmetin liderin kryesor të shqiptarëve, ku pa orientimin e tij të qartë kombëtar dhe strategjik, Maqedonia e Veriut sot as nuk do të ishte në NATO dhe as në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar ai.

Previous Story

111 vjetori i çlirimit të Shkupit, Ahmeti: Të përgadisim sa më shumë intelektual si Hasan Prishtina, të jemi krenar me historinë e bujshme që e kemi

Next Story

Angela Martini “i djeg” rrjetet sociale, shfaqet më e zhveshur se kurrë

Latest from Blog

Go toTop