Sipas sondazheve të kryera nga IPIS për muajin mars lidhur me zgjedhjet presidenciale, i cili u prezantua mbrëmë në emisionin “Objektiv” në RTVM, në bllokun shqiptar, Bujar Osmani është në përparsi, avantazh para kandidatit të opozitës, Arben Taravari.
- Sipas të dhënave të publikuara nga institute IPIS, në njësinë zgjedhore 2, Bujar Osmani në zgjedhjet e 24 prillit pritet të marrë 7,6%, kurse Taravari është 6,6%.
Sa i përket bllokut maqedonas, kandidatja e opozitës VMRO është e para, kurse pas saj, vjen Pendarovski.
Në zonën zgjedhore dy, 8.5% e qytetarëve kanë thënë se nuk votojnë për asnjë kandidat, kurse 17.4% kanë refuzuar të tregojnë, e 9% e qytetarëve nuk kanë pasur përgjigje.
- Zona e vetme deri më tani në të cilën Taravari ka përparësi të vogël para Osmanit është zona 6. Sipas institutit IPIS, për Taravarin në zgjedhje presidenciale do të votojnë 25.5%, kurse për Osmanin 22.4%.
Në zonën zgjedhore gjashtë, 14.3% qytetarëve kanë thënë se nuk votojnë për asnjë kandidat, kurse 13.4% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, kurse 5.7% nuk kanë treguar kandidatin e preferuar./indeks.mk/