IPIS demanton: Sondazhi që shpërndahet nga opozita shqiptare në rrjete sociale është i rrejshëm

Drejtori i Instituti për Kërkime Politike, IPIS Shkup, Vladimir Bozinovski, nëpërmes një deklarate me shkrim eksluzivisht për TS.mk ka demantuar të dhënat e botuara në Facebook nga ana e opozitës e që lidhet me një “sondazh” kinse të përgatitur nga IPIS.

Sipas drejtorit anketa e shpërndarë nga VLEN është e rrejshme. Ai ka thënë se për të njëjtën do të flasë nesër.

“Është shpërndarë një sondazh i rremë për të cilin thuhet se e kemi bërë ne dhe i njëjti është shpërndarë nëpër disa portale. Po shpërndahet vetëm në mediat shqiptare online dhe thirren nga një përmbajtje inekzistente nga Wikipedia”, thotë Bozhinovski.

Sondazhi i falsifikuar i shpërndarë nga opozita thotë se në zgjedhjet e 8 majit fitues i zgjedhjeve do të jetë VLEN dhe jo BDI. Por, kjo rezulton të jetë gënjeshtër e opozitës . /TS.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.