iPhone 15 Pro Max pritet të jetë modeli më i shitur për shkak kapacitetit të kamerës

August 31, 2023

Analisti i njohur për produktet e Apple, Ming-Chu Kuo, tha se iPhone 15 Pro Max do të përbëjë 35-40 për qind të porosive për serinë 15.

Ai pret që 15 Pro Max të shitet 10-20 për qind më mirë se 14 Pro Max, kjo për shkak se ky model pritet të ketë një kamerë me zmadhim të periskopit

Sipas tij edhe iPhone 16 Pro do të ketë gjithashtu një periskop, që do të përfitojë shumë nga shitjet.

Kjo do të thotë që përdoruesit mund të kapin subjekte të largëta me pastërti dhe detaje më të mëdha pa u afruar fizikisht me to.

Largan thuhet se është furnizuesi ekskluziv i modulit të periskopit për modelin iPhone 15 Pro Max. /Telegrafi/

Previous Story

Dua Lipa merr vëmendje me fustanin e bardhë të tejdukshëm… (FOTO)

Next Story

Vuçiq ngatërroi termin “Myfti” me “Manti”, videoja bëhet virale (VIDEO)

Latest from Blog

Go toTop