Inter Miami po bëhet një “mini-Barcelonë”, atje po shkon edhe Jordi Alba

July 17, 2023

Nuk ka dy pa tre.

Inter Miami është i gatshëm t’ia hapë rrugën një tjetër legjende të historisë së fundit të Barcelonës.

Pas Lionel Messite Sergio Busquetsit, edhe Jordi Alba mund të lidhet shumë shpejt me klubin amerikan, shkruan “Gazeta Express”.

Jorge Mas, aksionar i shumicës në klub së bashku me David Beckhamin, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll.

Ish-përfaqësuesi spanjoll është i gatshëm ta nisë një aventurë të re në ligën MLS, mbi të gjitha për t’iu bashkuar shokëve të tij, Messi e Busquets.

Nuk përjashtohet mundësia që rrugën e tyre ta ndjek edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës, Luis Suarez. /Gazeta Express/

Previous Story

Mërgimtaren e rrah burri pasi erdhi në Kosovë për pushime: E kam gruan tjetër, shpirtin kam me ta marrë!

Next Story

Rrjeti krejt “flakë”, Melinda pozon provokative e veshur me bikini (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop