Intelegjenca artificiale/ Hoxha kosovar: Çdo ditë e më afër kohës së Dexhallit!

Ajni Sinani, hoxhë me profesion dhe kryetar i Kuvendit të BIK-ut, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet teknologjike në sferën e inteligjencës artificiale.

Duket se hoxha ka një qëndrim pesimist në lidhje me inteligjencën artificiale, pasi sipas tij ajo do të shkaktojë probleme të shumta.

Madje, Sinani ka bërë edhe një interpretim eskatologjik krejtësisht të çuditshëm, duke e lidhur zhvillimin e inteligjencës artificiale me dexhallin, një figurë mitike e përmendur në besimin islam.

“Inteligjenca artificiale do të shkaktoj probleme të shumta. Shumë shpejt njerëz të pandërgjegjshëm do mund të marrin zërin dhe pamjen tonë dhe të bëjnë montazh duke vendosur fjalë që nuk i kemi thënë asnjëherë. Do të duket sikur jemi vetë ne. Tashmë kanë filluar gazetare të inteligjencës artificiale të udhëheqin emisione! Çdo ditë e më afër kohës së Dexhallit!”, shkroi ai.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.